Dieta ushqimore dhe flokët e shëndetshëm

Dieta ushqimore dhe flokët e shëndetshëm

383
0

Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë që flokët tuaj të qëndrojnë të fortë dhe me shkëlqim. Ajo çfarë hani mund të ndikojë gjithashtu në rënien e tyre. Nëse ju nuk merrni lëndë ushqyese të caktuara nga ushqimi që konsumoni, efektin mund ta shikoni në flokët tuaj.

Acidet yndyrore esencialë, veçanërisht omega – 3, luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve tuaj. Ju duhet të hani disa nga këta ushqime që janë të pasur me omega – 3 çdo ditë:

  • Salmon, tuna, skumbri dhe peshq të tjerë yndyror
  • Vaj liri
  • Arra dhe bajame

Vitaminat B6, B12 dhe acidi folik janë gjithashtu të rëndësishëm për flokët tuaj. Vegjetarianët dhe veganët shpesh nuk i marrin ato mjaftueshëm. Ushqimet ku ndodhet vitamina B6 përfshijnë bananet, patatet (të bardha dhe të ëmbla) dhe spinaqin. Ndërsa B12 gjendet në mish, peshk dhe produktet e qumështit.

Acidin folik mund ta merni duke konsumuar fruta dhe perime të freskëta, veçanërisht agrume dhe domate. Gjithashtu acid folik përmbajnë drithërat si thjerrëzat, fasulet dhe orizi etj.

Një lëndë tjetër ushqyese që ndihmon në mbajtjen të shëndetshme të flokëve tuaj janë dhe proteinat, por shumë njerëz nuk marrin aq sa duhet. Burime të mira të tyre janë ushqime si mishi i peshkut dhe pulës, vezët dhe produktet e sojës. Hani një racion në ditë.

Meqenëse minerale si hekuri, magnezi, zinku gjithashtu ndikojnë në flokët tuaj, është një ide e mirë që të marrësh një multivitaminë ditore.

Ushqimet e duhura mund të jenë shumë të mira për flokët tuaj por rënia e tyrë mund të ketë shumë shkaqe. Ndonjëherë faktorët gjenetikë mund të luajnë rol të rëndësishëm. Sëmundja e tiroides, anemia, sëmundjet autoimmune dhe problemet hormonale mund të ndikojnë gjithashtu në shëndetin e flokëve tuaj dhe rënien e tyre./ Shendeti.com.al