‘Dieta e ylbertë’, më e favorshmja për sistemin imunitar

By vizional

April 03, 2019

Edhe pse nuk ka ndonjë ushqim apo dietë specifike që mund të parandalojë gripin apo ftohjen, duke konsumuar ushqime të pasura në lëndë ushqyese mund të forconi sistemin imunitar. Sistemi imunitar ka nevojë për të gjtiha lëndët ushqyese që të funksionojë normalisht. Këtu përfshihen vitaminat, mineralet, yndyrat, karbohidratet, proteinat dhe fitonutrientët. Për të marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trupit, mendojeni dietën si një ylber. Ashtu si ylberi që ka 7 ngjyra, ja cilat janë disa ushqimet e shumëngjyrshme që mund të forcojnë sitemin imunitar.

 

Ushqimet në ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë janë të pasura kryesisht me vitaminë C

 

Vitamina C njihet si një ndër vitaminat kryesore që forcon sistemin imunitar. Çdo produkt ushqimor në ngjyrë të portokall dhe të verdhë është e pasur kryesisht me vitaminë C. Disa nga ushqimet më të pasura në vitaminë C janë: qitrot (portokalli, mandarina, grejpfruti), karota, luleshtrydhet, kivi, specat e kuq gogozhare, domatet, lulelakra etj. E mira e këtyre ushqimeve është se zakonisht konsumohen ashtu siç janë, pa pasur nevojë që të zihen apo skuqen, duke mos humbur kështu vlerat ushqyese.

 

Jeshillëqet përmbajnë shumë lëndë ushqyese

 

Çdo ushqim që është i pasur në vitaminë D, si jeshillëqet për shembull, ndihmon me sistemin imunitar. Studime të ndryshme kanë treguar se kjo vitaminë luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar.

 

Ka disa perime të familjes së lulelakrës, si brokoli, kalë, lakra, arugula, lakra e Brukselit etj, të cilat janë të pasura në shumë lëndë ushqyese, si vitaminat C, E dhe K, karotenoide, folate dhe minerale – të gjitha këto lëndë ushqyese që forcojnë sistemin imunitar.

 

Ushqimet në ngjyrë blu dhe vjollcë duhet të jenë patjetër pjesë e dietës

 

Edhe pse me një madhësi shumë të vogël, ushqimet në ngjyrë vjollcë, si kumbullat, fiqtë, hurmat arabe, janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese.

 

Si të freskëta ashtu edhe të thata këto fruta kanë në përmbajtje të lartë lëndë ushqyese, fibra, antioksidues dhe folate.