Lajme

Dieta e shtatorit, si të humbni peshë pas pushimeve të verës

By vizional

September 05, 2019

Pas ngrënies së tepërt në gusht, është koha për dietë. Pushimet kanë mbaruar, por mes oreksit, drekave dhe darkave me miqtë keni vënë disa kile shtesë. Mos u shqetësoni, sepse ekziston një zgjidhje: ndiqni dietën “Shtator”, e bërë posaçërisht për të humbur peshë pas verës, e rekomanduar nga ekspertja e ushqimit, Dr. Carla Lertola.

“Protagonistët janë, si gjithmonë, produktet sezonalë, më të mirë dhe të pasur me lëndë ushqyese”, thotë dietologia. “Dhe nëse rikuperimi i ritmeve të zakonshme të jetës ju shkakton pak ankth, ju mund ta mbani lehtësisht nën kontroll me anë të Omega 3 që gjendet tek peshku dhe triptofanit që sigurohet nga qumështi dhe kosi”. Por le të shohim më në detaje dietën që duhet ndjekur.

Dieta e shtatorit, çfarë të blini?

Ky plan ushqimor siguron 1400-1500 kalori në ditë dhe është i shkëlqyeshëm për të humbur peshë pas kthimit nga pushimet. Baza e kësaj diete janë perimet, bishtajoret, frutat dhe peshku.

Perime dhe bishtajore: Panxhar të kuq, borzilok, brokoli, karota, lakër, kastravecë, çikore, qepë, fasule, fasule jeshile, kopër, kërpudha, sallatë, marule, patëllxhanë, nenexhik, patate, speca, domate, presh, rrepë, rukola, selino, soje, kungull i njomë.

Fruta: Shalqi, banane, hurmë, gështenja, fiq, dardhë, shegë, pjeshkë, rrush të bardhë dhe të zi.

 

Peshk: Açuke, alalunga, barbun, gocë, peshk shpatë, sardele.

 

Dieta e Shtatorit, plani për çdo ditë

 

E hënë

 

Mëngjesi: Kafe ose çaj, qumësht i skremuar, biskota integrale

 

Paraditja: Mollë

 

Dreka: Bukë integrale me gjizë dhe limon, supë me kungull të njomë

 

Pasditja: Dardhë

 

Darka: Omëletë me kërpudha, sallatë jeshile e përzier, bukë integrale

 

E martë

 

Mëngjesi: Kafe ose çaj, kos me fruta me pak yndyrë, bukë integrale e thekur dhe me një lugë çaji mjaltë

 

Paraditja: Rrush

 

Dreka: Makarona dhe fasule të kuqe, sallatë lakër

 

Pasditja: Mollë

 

Darka: Përzierje e perimeve të pjekura, bukë integrale

 

E mërkurë

 

Mëngjesi: Kafe ose çaj, qumësht i skeremuar, biskota integrale me dy lugë gjelle reçel

 

Paraditja: Dardhë

 

Dreka: Oriz me barbun, karota me limon

 

Pasditja: Kumbulla

 

Darka: Mish viçi me rukola dhe limon, karota të ziera, bukë gruri integrale

 

E enjte

 

Mëngjesi: Kafe ose çaj, kos me pak yndyrë, drithëra

 

Paraditja: Mollë

 

Dreka: Supë perimesh, djathë Mozzarella, sallatë me koper

 

Pasditja: Rrush

 

Darka: Qiqra të ziera me qepë dhe selino, sallatë jeshile e përzier, bukë gruri integrale

 

E premte

 

Mëngjesi: Kafe ose çaj, kos të bardhë me pak yndyrë, drithëra

 

Paraditja: Pjeshkë

 

Dreka: Fileto pule në skarë me qepë të pjekura, bukë integrale

 

Pasditja: Mollë

 

Darka: Sardele të grira me fasule jeshile, bukë integrale

 

E shtunë

 

Mëngjesi: Kafe ose çaj, qumësht i skremuar, biskota të thata

 

Paraditja: Mollë

 

Dreka: Makarona integrale me bizele dhe nenexhik, speca të pjekur në skarë

 

Pasditja: Dardhë

 

Darka: Kofshë pule të pjekur, sallatë me panxhar të kuq, bukë integrale

 

E diel

 

Mëngjesi: Kafe ose çaj, kos të bardhë me pak yndyrë, drithëra

 

Paraditja: Kumbulla

 

Dreka: Barbun i zier, brinjë të pjekura në skarë, bukë integrale

 

Pasditja: Rrush

 

Darka: Makarona me patëllxhan, rukola turshi dhe domate. /Burimi: Revista Psikologjia/