Ermali dhe Ami kanë vendosur të mbajnë një profil të ulët publik për sa u përket fëmijëve të tyre, veçanërisht Sias. Mund të numërohen me gishtat e dorës herët që prindërit e kanë ekspozuar para publikut dhe në ato raste, janë kujdesur të mos ia tregojnë të plotë fytyrën.
Por mëngjesin e sotëm Ami ka vendosur të zbulojë pak më shumë nga portreti i Sia-s gjatë një udhëtimi të familjes në Pragë.
E buzëqeshur dhe me flokë të kapura bisht, Sia e ka drejtuar dorën drejt liqenit dhe një rreze dielli i përshkon fytyrën. ‘Dielli i jetës sonë’, ka shkruar Ami përkrah fotos.
Në mars, Sia do të mbushë dy vjeç.