Dielli do të jetë një ”gënjeshtër e bukur”! Temperaturat edhe sot disa...

Dielli do të jetë një ”gënjeshtër e bukur”! Temperaturat edhe sot disa gradë nën zero

331
0

Edhe gjatë ditës së sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm por shumë të ftohtë, duke bërë që shumë zona të jenë në vlera negative gjatë gjithë ditës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -14°C në -2°C, në zonat e ulëta nga -1ºC në 06°C dhe në zonat bregdetare nga 03°C në 06°C.

Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -12°C në -4°C dhe në zonat e ulëta nga -09°C në -1°C.