Lajme

Diell dhe temperatura ‘përvëluese’, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

By vizional

June 22, 2021

Vendi ynë  mbetet në ndikimin e masave ajrore me origjinë nga Veriu i kontinentit Afrikan, të cilat do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe te Shqipërisë. Ndërsa mbrëmja sjell vranësira të pakta dhe të përkohshme në zonat malore, por të cilat nuk do të gjenerojnë reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesdite duke

 

luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C.

 

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 40 – 45 km/h nga drejtimi

 

Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në det një dallgëzim prej 4 ballë.