Lajme

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

By vizional

May 10, 2021

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 30°C. Era do të jetë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C në 23°C dhe në zonat e ulëta nga 13°C në 24°C.