Dibër , arrestohet nënkryetari i PD Korab Muça

Dibër , arrestohet nënkryetari i PD Korab Muça

453
0

Një ditë pas votimeve të 30 qershorit policia ka arrestuar zëvendës kryeatrin e partisë Demokratike në Dibër, Korab Muça.

Në një komunikim me medien ish deputeti demokrati i Dibrës Xhemal Gjunkshi kërkoi ndalimin e dhunës dhe presionit që po ushtrohet ndaj qytetarëve në këtë zonë.

“Vazhdon represioni, dhuna dhe arrestimet e opozitës në Dibër.

Policia e bërë njësh me protagonistët e dosjes 184, ka arrestuar sot zv/kryetarin e Partisë Demokratike z. Korab Muça.

Denoncojmë publikisht dhunën e ushtruar, përdorimin politik në shërbim të fushatës për kandidatët Rilindjes dhe përfaqësues të organizatës së përfshirë në përgjimet e Bild.

U bëjmë thirrje drejtuesve të policisë të ndërpresin arrestimet politike, të pjestarëve të opozitës”, shkruan Gjunkshi.