Diaspora shqiptare në Amerikë dhe liria e Kosovës NGA: SKËNDER KARAÇICA

Diaspora shqiptare në Amerikë dhe liria e Kosovës NGA: SKËNDER KARAÇICA

343
0

Në vitet e rënda të popullit shqiptar dhe çështja e Kosovës,ishte temë bosht e tërë aktiviteteve kombëtare që pati zhvilluar diaspora shqiptare në Amerikë, në bashkëpunim me institucionet e shtetit amerikan (Senat dhe Kongres) në Uashington për të vënë në tavolinë problemin shekullor të shqiptarëve nën pushtimin vrastar të Serbisë.Historia këtë kohë të rëndë të jeshë apo të mos jesh (mendim shekspirian) nisi në kohën 1844-1999 kur në Kosovë lindi Dielli i Lirisë dhe Pavarësisë! Në vitin 1986 në Nju Jork doli një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare në Ballkan dhe për Kosovën,ai zë ishte i arbëreshit me gjak shqiptari(ish kongresisti Joe DioGuardi),i cili përmes LQSHA-së u bë gardiani i kohës për çështjen shqiptare dhe platforma e tij kombëtare u bë pjesë e aktiviteteve politike,diplomatike dhe ushtarake në kancelaritë në Uashington dhe në BE,që të dalin në mbrojtje të popullit shqiptar dhe të Kosovës, në mënyrë që mos të përseritet rasti i shkallës së gjenocidit të një (Srebrenice)të dytë në Kosovë,thuhet në këto fotografi që janë ruajtur në arkivin historik të LQSHA-së në Nju Jork. Arbëreshi Joe DioGuardi përmes këtyre fotografive dëshiron që të vë në spikamë tërë rrugëtimin që kanë bërë shqiptaro-amerikanët në Amerikë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe,si sbhihet në këto fotografi të kohës,atëbotë në tubimet dhe prostestat në Uashington, Nju Jork, Çikago, Detroit, Boston,Texas dhe në vendet tjera u kërkua zëshëm që shteti amerikan me mekanizmat e tij politik,diplomatik dhe ushtarakisht që qendrojë pranë Kosovës në orët më rënda, kur regjimi i Serbisë vrastare me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq kishte përgatitur skenarin shfarosës,,Toka e djegur,, ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, kështu tregojnë fotografitë nga arkivi i LQSHA-së. Fotografitë në këtë reporatzh shpalojnë historinë kombëtare të shqiptarëve në Amerkikë karshi Kosovës dhe pjesëve tjera etnike të ndara në orët e padrejtësive historike të grabitura nga fqinjët tanë.Arbëreshi Joe DioGuardi bënë thirrje për të gjithë shqiptarët në Amerikë që edhe njëherë të bashkohen në udhën e madhe të Lobit Shqiptaro-Amerikanë (LQSHA)me seli në Nju Jork, në mënyrë që çështja shqiptare dhe Kosova të marrë me njohjen ndërkombëtare(OKB)dhe me Serbinë të përfundoj dialogun me njohjen e të dyja shteteve të pavarura dhe në hapësirën e Ballkanit të nisë udha e re e paqes dhe projekteve të zhvillimit e të kaheve të reja demokratike secili në vendin e vet,thuhet me tej në mesazhin e këtyre fotogtrafive të arkivit historik të LQSHA-së në Nju Jork. Për fund mund të thuhet se foto-reportazhi me këto dhjetra e qindra fotografi(LQSHA)rithekson se shqiptaro-amerikanët duhet të bashkohen për forcimin në projektin e madh kombëtar,ndonëse çështja shqiptare në Ballkan ende nuk është zgjidhur drejtë dhe Republika e Kosovës ka mbetur në tepihun politik të dialogut me Serbinë në Bruksel në kohë pa kohë që nuk ka përfundim, thotë për opinionin e gjerë shqiptarë dhe në për shtetin në Amerikë,arbëreshi Joe DioGuardi.