Dialogu social si shtyllë e integrimit, në fokus të seminarit 5-ditor në...

Dialogu social si shtyllë e integrimit, në fokus të seminarit 5-ditor në Tiranë

787
0

Projekti i Qendrës Europiane të Punonjësve EZA, organizuar dhe financuar nga MCL dhe EFAL, në bashkëpunim me SAUATT Albania SAUATT

Dialogu social europian si shtyllë e integrimit social, pjesmarrja e qytetarëve si garanci e qeverisjes europiane, si dhe te drejtat e organizatave të punëtorëve në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të seminarit një javor të mbajtur në Tiranë nga 25 shkurt deri 1 mars 2019 në kuadër të projektit të Qendrës Europiane te Punonjesve EZA Organizuar dhe financuar nga MCL dhe EFAL dhe Bashkepunim me SAUATT Albania SAUATT (Sindikata Autonome e Ushqimit, Agrikultures, Tregtise e Turizmit).

No photo description available.

 

Një pjesëmarrje e gjerë me gazetërtë rinj nga Shëqipëria, Kosova, Mali I Zi, Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia. Hapjen e seminarit e bëri presidenti i SAUATT Albania, zoti Bilbil Kasmi. Në fjaën e tij zoti Kasmi njohu të pranishmit me situatën e të drejtave të punëtorëve në vendin tonë, me organizatat e punës, por edhe për çështje të ndryshme, për të cilat të pranishmit shprehën interes.

Image may contain: 7 people, including Kujtim Dervishi, people sitting, table and indoor

Ditën e parë të seminarit, referatin kryesor e mbajti Piergiorgio Sciacqua Bashkepresident i EZA, i cili gjat fjalës së tij foli gjatë mbi rëndësinë e dialogut social europian si shtyllë e integrimit social, si dhe vuri theksin mbi pjesmarrjen e qytetarëve si garanci e qeverisjes europiane.  “Një nga pikëpamjet kryesore të shteteve të Ballkanit Perëndimor është nxitja e dialogut social në ato vende në të cilat pasojat e komunizmit janë akoma në ekzistencë: sepse nuk është pjesëmarrësja e lirë, dhe punëtorët, sindikatat është e rendësishme bashkëpunimi! Mendoj se kjo është fokusi kryesor i përpjekjeve që nisëm, por gjithçka do të duhet të dyfishojmë në të ardhmen. Ne duhet të mësojmë se si të bashkëpunojmë më mirë me njëri-tjetrin dhe në veçanti kemi për t’u njohur me njëri-tjetrin më mirë. Në fund të fundit do ta arrijmë këtë sfidë: një Europë gjithnjë e më e bashkuar, më e fortë dhe më sociale. Së bashku nuk duhet të harrojmë vlerat evropiane”- u shpreh Piergiorgio Sciacqua Bashkepresident i EZA.

Image may contain: 5 people, including Bashkim Sala, people sitting, table and indoor

Në ditën e dytë të seminarit,  referoi FIAMMETTA SAGLIOÇA , Përgjegjëse e Zyrës së shtypit të MCL, e cila foli mbi Komunikimi social-politik” : si të organizohet një zyrë shtypi aktive në dialogun social”, si dhe “Si të hartojmë një artikull mbi problematikat e punëtorëve dhe komunikimi  on-line”.

Image may contain: 10 people, people sitting, table and indoor

Referimi vazhdoi nga Dott. DOMENICO DELLE FOGLIE  – Gazetar ne Itali. Temat mbi të cilat u fokusua ishin  “Kapaciteti i analizës të përmbajtjes dhe shpërndarja e lajmeve : organizatat e punëtorëve dhe komunikimi i tyre ” si dhe “Tëitter, Facebook, Google Adëord dhe televizioni: përgjegjsia dhe strategjitë e informacionit ”.

Image may contain: 18 people, including Xhulia Aliaj, Ermira Çobaj, Eglantina Alliaj and Greta Naska, people smiling, indoor

Në ditën e tretë të seminarit referuan VANJA GAVRAN – Gazetar Kroat  ( Member of council for Electronic  Media . Në fokus ishin  “Fushata publicitare dhe publiciteti on-line: si të nisim një fushatë  me vlerë për të promovuar dialogun social” dhe Laborator“Ushtrim pratik i përhatitjes të komunikimeve ”.Një prezantijm të situatës në Shqipëri, dhe ‘komunikimi I shtetit në lirinë e komunikimit’ u bë nga gazetari shqiptar Agim Baçi.

 

Image may contain: 6 people, including Anduela Simaku, people sitting

Në ditën e katërt të seminarit, pjesëmarrësit vizituan redaksinë e gazetës “Panorama”.

Image may contain: 3 people, people sitting

Ndërkohë që Dott. PAOLO VIANA  –   Gazetar i gazetës AVVENIRE – NEËSPAPER referoi mbi  “Etika dhe komunikimi: përgjegjsia e gazetarit sot! ” Seminari u karakterizua në paraqitjen e problematikave në vendet e tyre. Aktiviteti u përshëndet nga zoti Bashkim Sala, Këshilltar i Ministrisë së Financave si dhe zoti Koli Sinjari, Drejtor Ekzekutiv i Biznes Albania.

Image may contain: 20 people, including Greta Naska, Xhulia Aliaj and Ermira Çobaj, people smiling, indoor

Njëkohësisht përshëndeti dhe ju përgjigj interesit të pjesmarrësve Drejtoresha e Formimit Profesional në Ambasadën Italiane, LUACIA CUÇIARELLI.

Image may contain: 2 people, people sitting

Një vëmendje të veçantë pati fjala e zotit Fritz Neugebauer ,President i Konfederatës Europiane të Punonjësve të Shërbimeve Publike, EUROFEDOP i cili vlerësoi kontributin dhe bashkëpunimin me SAUATT .

Image may contain: 3 people, including Sauatt Albania, people standing, suit and indoor

Një referim shumë interesant mbati edhe  CARLO COSTALLI , President  i MCL, Itali me temë “Integrimi europian dhe Ballkani perëndimor: perspektivat dhe problemet e hapura ”. Në fund të aktivitetit zoti Sergio Silvani shpërndau çertifikatat e Vlerësimet për pjesëmarrësit .

Pergatiti: Eglantina Alliaj