Histori njerëzore

Dhuroi për Emron e sëmurë 30 mijë euro, biznesmeni hutohet nga historia e djaloshit që kishte dhuruar 1 euro (SI U MBLODHEN 450 MIJE EURO)

By vizional

July 30, 2019

Ilir Hoxholli, edhe pse “Shqiptarët për shqiptarët” ka përfunduar për tu rikthyer në shtator, nuk ndahet nga kujtesa për atë që ka ndodhur me Emron.

 

Një djalë i vogël kishte blerë croissant në mëngjes dhe i kishte tepruar veç një euro. Pa kutinë dhe e hodhi, euron e mbetur dhe tha: Do lutem për të. Një biznesmen boshnjak kishte dhënë 30 mijë euro për shërimin e fëmijës. Kur mori vesh historinë e fëmijës me një euro tha: 30 mijë eurot e mia para euros së atij fëmije, nuk janë asgjë… Shkruan Ilir Hoxholli: Kishte vetem një euro, ishte duke blerë kifle për të ngrenë.

 

Kur pa kutinë për të shpëtuar jetën e Emros, e dhuroi për Emron edhe pse stafi i kërkoi të mos e bënte këtë veprim. Tha; “unë kam vetëm një euro, por edhe do lutem për të”. Këtu lindi dhe ideja e stafit në Ulqin “Një euro, Një lutje”. Shuma e Emros u mblodh. Hajrizi, një boshnjak biznesmen dhuroi 30 mijë euro dhe kur dëgjoi historinë e djaloshit tha; “Vërtetë Emron nuk e njoh, dhurova për të 30 mijë euro, por kur dëgjova historinë e djaloshit që dhuroi një euro, asgjë nuk vlejnë 30 mijë eurot e mia para euros së djaloshit”.

 

Sa shumë dashuri ka historia e Emros. Lajmi i Elvisit se shuma u mblodh për tre ditë, ishte një mrekulli që e ka emrin shqiptari… Historia e Emros i dha jetë Ulqinit, një jetë për shqiptarinë! Zoti ju shpërblefte! Emro Abazoviq nga Ulqini, djaloshi 20 vjecar është i shtuar në një nga spitalet në Gjermani dhe vuan nga një sëmundje e rëndë. Tashmë me mbledhjen e 450 mijë eurove për kurimin e tij, familjarët thonë se djaloshi ka shumë shpresa.