“Dhuratat” e para për Lerdën, Partizani “bëhet me krahë”

“Dhuratat” e para për Lerdën, Partizani “bëhet me krahë”

404
0

Vetëm pak orë pasi prezantuan Franco Lerdën si trajner të ri, drejtuesit e Partizanit i dhuruan italianit edhe dy afrimet e para nga merkatoja verore.

Bëhet fjalë për William Cordeiro Melo dhe Esin Hakaj, dy futbollistë që pritet ‘të bëjnë me krahë” skuadrën kampione të Shqipërisë, pasi janë të dy anësorë, me shkodranin që preferon të niset majtas dhe brazilianin djathtas.

William erdhi në Shqipëri verë ne kaluar dhe luajti për një sezon me skuadrën e Kukësit, ku në 33 paraqitje, arriti të shënojë edhe 5 gola. Braziliani ishte një nga më të mirët për verilindorët dhe shërbeu si një lojtar xholi, duke u aktivizuar në të dy krahët, si në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje.