Dhunohen dy mjekë në krye të detyrës, në Tiranë e Lezhë (Emrat)

Dhunohen dy mjekë në krye të detyrës, në Tiranë e Lezhë (Emrat)

419
0

Dhunohen dy mjekë në Lezhë e Tiranë. “BalkanWeb” mëson se është dhunuar mjeku dermatolog në spitalin e Lezhës Zef Doda. Ai u godit me mjete të forta e për pasojë pësoi fraktura. Raportohet gjithashtu se mjeku Doda është në spitalin e Traumës në Tiranë. Po ashtu në Tiranë raportohet të jetë dhunuar në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT mjekja specializante V.Zyka. Rasti i mjekes së QSUT-së ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa është raportuar sot. Në lidhje me ngjarjen e parë ka reaguar edhe demokrati Tritan Shehu, e cili e quan të patolerueshme dhunën e ushtruar ndaj mjekëve.

 

STATUSI I SHEHUT

Nje ngjarje e shemtuar dhune e agresioni ndaj mjekeve ka ndodhur aktualisht ne spitalin e Lezhes.

Eshte agresuar mjeku dermatolog ne ambjentet e spitalit, gjate ushtrimit te detyres se tij.

E pa tolerueshme kjo, krim i vertete. Pasoje jo thjesht e problemeve te medha qe ka sistemi i yne shendetesor, por dhe e nje histerie keqedashese te drejtuar ndaj personelit te tij, pikerisht per te hedhur padrejtesisht pergjegjesite mbi ate. Mjeket e personeli i yne shendetesor ne kushte shume te veshtira pune, privime te medha teknike e logjistike, pagesa qesharake, po perpiqen te bejne me te miren e mundedhme ne kete realitet ku eshte katandisur nga Rilindja, shendetesia jone.

 

Solidaritet me mjekët e dhunuar sot në detyrë ka shprehur edhe ish deputeti Bardh Spahia. Duke e konsideruar dhunën një akt skandaloz, Spahia shkruan përmes një statusi në facebook, se ngjarje të tilla tregojnë se sa të pasigurtë e të pambrojtur janë mjekët në punën e tyre.

 

Statusi i plotë

Një tjetër mjek goditet për shkak të detyrës! Mjeku dermatolog Zef Doda është goditur sot në spitalin rajonal të Lezhës, teksa bënte detyrën e tij! Nga goditjet ka pësuar frakturë të nofullës e dëmtime të tjera, që kërkojnë trajtim të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë. Ky akt skandaloz që vjen në mënyrë të përsëritur në disa qytetet të vendit, tregon se sa të pasigurtë janë mjekët në punën e tyre e sa të pambrojtur nga qytetarë të papërgjegjshëm! Duke i shprehur solidaritetin kolegut Doda, por edhe të gjithë trupës së mjekëve, infermierëve e punonjësve të shëndetësisë që punojnë në kushte pasigurie, u bëj thirrje me forcë e urgjencë organeve ligjzbatuese për veprim sa më të shpejtë e strukturave përgjegjëse, ministrisë së shëndetësisë e policisë së shtetit t’u sigurojnë paprekshmërinë e mjekëve, në ushtrimin e profesionit të tyre fisnik! Përsëritja e këtyre akteve, tregon se nuk ka një veprim nga shteti e kjo është shumë e rëndë! Në këtë vend të sigurtë e me mbrojtje shtetërore  ndihen vetëm kriminelët.