Aktualitet

Dhunimi i Xhisielës, protestë para Kryeministrisë: Rama ik!

By vizional

October 01, 2018

Dhunimi i 25-vjeçares nga Fushë-Kruja nga djali i një deputeti dhe fshehja e ngjarjes ka nxitur një revoltë tek qytetarët që sot janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar. Përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, qytetarë të thjeshtë, familjarë me fëmijë janë mbledhur para godinës së qeverisë shqiptare për të kërkuar drejtësi të barabartë dhe kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje “Rama ik”.