Aktualitet

Dhunimi i Anxhelës, reagon Meta: Sulm burracak, merrni masa dhe dënoni autorët

By vizionc

November 13, 2019

Pas deklaratës së Ambasadës holandeze, vjen edhe reagimi i presidentit Meta në lidhje me sulmin ndaj transgjinores Anxhela, pjestare e komunitetit LGBTI.

Meta dënon dhunën ndaj saj duke e cilësuar si një akt burracak dhe kërkon që autoritetet të marrin masa dhe të venë para drejtësisë autorët e sulmit.

‘E dënueshme dhuna kundër një anëtareje të komunitetit LGBTI në Shqipëri. I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masat e duhura për zbardhjen e këtij sulmi burracak dhe nxjerrjen para drejtësisë së autorëve’, shkruan Meta ne Twitter.