Sot janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës për javën e lënë pas në futbollin shqiptar.
Disiplina ka vendosur që stadiumi i Laçit të zhvillojë një ndeshje pa tifozë. Ky dënim vjen pasi gjatë ndeshjes me Skënderbeun, u hodhën sende në fushën e lojës nga tifozët duke dëmtuar Krsiti Vangjelin, lojtarin e skuadrës korçare.
Në këtë mënyrë skuadra e Laçit në sfidën ndaj Kastriotit në javën e 32-të do të luaj me stolat e tifozëve bosh.
Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës :
KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës në bazë të Nenit 66/1/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
- FK “Tomorri”, në bazë të Nenit 13/1 te KDS paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes përkatëse, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera te FSHF.3. Lojtari i FK “Kukësi B”,Klodian Duraku, për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS,dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Lojtari i “FC Internacional Tirana”, Eljo Shehaj për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes,në bazë të Nenit 48/1/e të KDS,dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Shkumbini” Emiljan Lluca për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë te Nenit 49/1/a të KDS,dënohet me 4(katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Iliria” U-19,për dështim në përmbushjen e përgjesive dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve në baze të Nenit 65/3/a dhe Nenit 66/3/b te KDS dënohet me zhvillimin e 4(katër) ndeshjeve pa spektatorë.
- Zyrtari i KF Iliria U-19 Dashamir Çangu për ofendime ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 56/1/a dënohet me 2 (dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti si dhe gjobe ne masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
- Lojtari i KS “Kastrioti” U-19,Kevin Sula,për sjellje të keqe ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të nenit 49/1 /a të KDS dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF”Bylis”U-19 ne baze te Nenit 13/1 te KDS paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljeve të gabuar të spektatorëve do jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
- KF “Vllaznia”U-17 në bazë të Nenit 13/1 të KDS,paralajmërohet se në rast përsëritje të mospërmbushjes se përgjesive do jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
- KS “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër FC “Term” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
- KF “Oriku” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër Football Republic U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
- Pranimin e kërkesës se lojtarit të KF “Skrapari”, Florjan Kopaçe për pezullimin e pjesës se mbetur te dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Florjan Kopaçe vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
- Pranimin e kërkesës se lojtarit te KF “Butrinti”,Brunild Doka për pezullimin e pjesës se mbetur te dënimit.Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Brunild Doka vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Delvina”,Dritan Mehmeti për pezullimin e pjesës se mbetur te dënimit.Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Dritan Mehmeti vendoset në provë për një periudhë 6 mujore./