Detajet/ I shkon për vizitë në shtëpi, e qëllon pas sherrit

Detajet/ I shkon për vizitë në shtëpi, e qëllon pas sherrit

370
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Merqi të Lezhës. Një person, i cili ishte për vizitë në shtëpinë e një miku të tij, e ka vrarë atë pas një konflikti për motive të dobëta, sipas policisë.

 

Kështu kryeplaku i fshatit Mërqi, Gjin Marku, ka mbetur i vrarë nga plumbat. Sipas policisë së Lezhës, Gjin Marku është vrarë nga T.Gj nga fshati Kashnjet, i cili ishte mik i familjes së viktimës.

 

Shkak për këtë vrasje është bërë një konflikt për motive pronësie mes viktimës, Gjin Marku dhe autorit të dyshuar T.Gj.

 

 

 

Autoritetet janë vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./