Kronike

DETAJE/ Ushtruan dhunë ndaj grave, arrestohen 2 persona

By vizionc

September 11, 2019

Dy persona janë arrestuar nga policia në Lushnje dhe Fier pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Të arrestuar janë D.M, 43 vjeç, banues në Levan.  Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases T.M.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.D, 36 vjeç, banues në Lushnje.

Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D.D.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”