Detaje të reja/ Viktima kishte ndërruar emrin, para disa kohësh i kishin….

Detaje të reja/ Viktima kishte ndërruar emrin, para disa kohësh i kishin….

526
0

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, pasi një person. Të tjera detaje janë zbuluar nga e shkuara e viktimën që u ekzekutua sot në rrugën “Nikolla Tupe”. Sipas informacioneve mësohet se ai ka ndërruar emrin para disa kohësh, pasi më herët ka qenë me emrin Afrim. Po ashtu sipas burimeve të “Panorama”, Memli Begallës i kanë djegur një makinë Rang Rover. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se viktima është një biznesmen, pronar i 2 gomisterive në Tiranë dhe ka aktivitet në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, import eksport, prodhim dhe eksport të industrisë ushqimorë etj. Policia në njoftimin e saj zyrtar shkruan se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Po punohet për sigurimin e provave të vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë së saj.