DETAJE nga vrasja mafioze e Eri Zefit në Mirditë, dyshohet se autorët...

DETAJE nga vrasja mafioze e Eri Zefit në Mirditë, dyshohet se autorët janë dy persona

521
0

Dalin detaje nga vrasja e 34-vjeçarit në fshatin Zall Xhuxh të Mirditës.

Familjarët kanë deklaruar për blutë se Eri Zefi ishte nisur për te dajat në Fran dhe nuk u kthye më në shtëpi.

Dyshohet se dy persona i kanë zënë rrugën, e kanë marrë peng dhe e kanë ekzekutuar pranë Rrugës së Kombit.

Viktima ndryshe njihej me emrin Anton Zefi, ndërsa raportohet se pasaportizimin e ka në Adriatik të Laçit, ndonëse se viktima nuk ka jetuar asnjë ditë aty.

Për vrasjen e Zefit, policia ka shoqëruar disa persona dhe ka marrë në pyetje disa banorë të fshatit. Dyshohet se vrasja e Zefit ka ndodhur për motive gjakmarrje.

34 vjeçari i cili u gjet i vrarë në një kanal, është vëllai i Ndue Zefit, që vrau në shkurt të këtij viti fqinjin e tij Martin Ndrecën në Durrës.

Sakaq policia ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po bën kontrolle të zonës për të kapur autorin ose autorët.

Kujtojmë që Ndue Zefi pas një sherri për arsye banale ka shkuar në shtëpi duke marrë një armë kallashnikov dhe duke pritur viktimën pranë shtëpisë së tij.  Aty e ka qëlluar me 5 plumba, nga të cilët vetëm njëri prej tyre ka kapur 45-vjecarin Ndrecën në pjesën e shpatullës, por kjo ka rezultuar fatale për të.