Aktualitet

DETAJE/ Histori si e Romeos dhe Zhuljetës në Tepelenë/ Dy muaj më parë ruli i shtypi të fejuarin, vajza 18-vjeçare s’duron dhimbjen dhe sot i jep fund jetës

By vizionc

January 20, 2020

Kështu mund të përkufizohet vdekja e raportuar sot për 18 vjeçaren në Vasjar të Tepelenës, që i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e prindërve të vet, e që sot, që në orët e para të mëngjesit, fshati u zgjua nga sirenat e makinave të policisë për shkak të vdekjes tragjike.

 

Nëse vajza do kishte lexuar historinë e Romeos dhe Zhuljetës, nuk do të kishte kopjuar kaq mirë planin e saj për ti dhënë fund jetës.

 

Historia fillon kur vajza ishte 14 vjeç në klasën e 9-të, ende pa shkuar në gjimnaz. Vajza dashurohet me M. K., djali 2 vjet më i madh se ajo nga Fieri.

 

Edhe pse të rinjtë e shpallën dashurinë dhe kërkuan lejen e familjeve, fshati gumëzhinte nga thashethemet. Prinderit e vajzës nuk e lejonin dot që fëmija e tyre i vogël të lidhej me djalin. Nuk po e linin. Ndaj, djaloshi vendosi ta rrëmbejë dhe ta cojë në Fier.

 

Martesa u konsiderua e konsumuar, dhe prindërit e vajzës, që veç saj kishin edhe dy djem, e pranuan fatin e vajzës së tyre, shkruan newsbomb.al.

 

Djali, u kujdes për vajzën që mori për grua. E çoi edhe në gjimnaz në Fier. Por, kishte krijuar familjen shumë herët ndaj duhet të punonte.

 

Këtë vit, sapo filloi punën bypass në Fier, u punësua dhe i riu, M.K. Nuk zgjati shumë historia e tij me punën. Siç ka raportuar media, djali dy muaj më parë u gjet nën rulin që shtronte rrugën, duke e lënë të vdekur. U përpoqën ta quajnë aksident në punë.

 

Vajza, tanimë, në moshën 18 vjeçare nuk po mësohej me fatin e saj të keq. Dashuria e saj e para dhe e vetme nuk jetonte. Në Fier, pa burrin, nuk kishte ç’të bënte. Familja e mori vajzën e vetme në shtëpi në Vasjar, pranë prindërve. Dy muaj kanë kaluar nga vdekja e bashkëshortit dhe ajo çdo ditë jetonte në depresion. “Do vras veten” u thoshte familjarëve.

 

Në familje menduan se do i kalonte kjo gjendje. Dhe për të qëndruar pranë saj, lanë njërin prej vëllezërve. Ai flinte me të në një dhomë, për të shmangur ndonjë tragjedi.

 

Por, vëllai, dy ditë më parë iku në Gjermani, për një javë dhe do kthehej prapë. Vajza ka shfrytëzuar momentin që nuk kishte kontroll, dhe në kushte të rënduar psikologjike, piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës.