DETAJE/ Grabitet gjatë natës një banesë në Gjirokastër, autorët i marrin paratë...

DETAJE/ Grabitet gjatë natës një banesë në Gjirokastër, autorët i marrin paratë të moshuarave dhe ia mbathin

358
0

Banesa e një personi në fshatin Terihat të Dropullit është grabitur gjatë natës.

Mësohet se ersona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesë rreth orës 03:30, duke marrë prej aty një sasi parash.

Sakaq, ata janë larguar dhe policia po punon për identifikimin e kapjen e tyre.

Informacion Paraprak i Policisë:

Rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar.

 

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.