Dëshmia rrëqethëse, nëna e 13-vjeçares që u rrëmbye: E morën në prani...

Dëshmia rrëqethëse, nëna e 13-vjeçares që u rrëmbye: E morën në prani të motrës, vajza është diabetike, mjekohet 4 herë në ditë

872
0

Në një gjende të rënduar, ka dhënë një dëshmi të shkurtër nëna e vajzës 13 vjeçare që u rrëmbye sot rreth orës 15:00 në Tiranë, ndërsa ka treguar se ajo është marrë  me forcë poshtë pallatit, ndërsa ishte në shoqërinë e motrës.

 

Në një lidhje telefonike me Report Tv, ajo tha se vajza është diabetike dhe se mjekohet 4 here në ditë me insulinë, duke bërë thirrje policisë që të gjendet sa më parë pasi mund t’i rrezikojë seriozisht jetën.

 

 

Nëna ka treguar se e bija ishte bashkë me motrën e saj, poshtë pallatit të shtëpisë, në afërsi të rrugës Ndre Mjeda, dhe po kthehej nga shkolla.