Aktualitet

Dervishi: Në Tiranë vendosen gjoba një milion euroshe nga burgu. Grupet kriminale përdoren nga politika

By vizional

April 06, 2019

Gazetari Ferdinand Dervishi e sheh tejet problematike vënien e gjobave nga burgu ndaj bizneseve. Në një intervistë për gazetën “Mapo”, Dervishi shprehet se situata e krimit është tejet e rëndë dhe se politika i përdor grupet kriminale për të blerë vota në këmbim të favoreve të ndryshme. “Situata politike ka provokuar këtë situatë të krimit. Në momentin që e gjithë policia është e angazhuar për të mbyllur hesapet e politikës për të menaxhuar protestat, për të angazhuar një numër sa më të madh njerëzish me protestat, me survejimet, me 100 halle sa ka në protesta, bie në mënyrë automatike kontrolli i përditshëm, i përhershëm mbi elementin kriminal”, shprehet gazetari. Më tej i pyetur për gjobat ndaj bizneseve, Dervishi tha se ky fenomen nuk është zhdukur asnjëherë. “Thjesht mund të themi tani se gjobat janë më të mëdha. Tani nuk del njeri të rrezikojë për një gjobë të vogël, por ka patur një evolim të ktimit që futet te krimi cilësor. Janë më shumë se dy grupe që vendosin gjoba mbi 1 milionë euro në Tiranë. Mund të them se gjoba nga grupe kriminale vendosen dhe nga burgu. Në Shqipëri bëhet trafiku i drogës dhe nga burgu dhe këtë rezultat e dimë. Persona të cilët kanë qenë të dënuar me burgim të përjetshëm, tani nuk janë më”, u shpreh gazetari në një intervistë për ‘Mapo’.