Lajme

Dermatologët paralajmërojnë: Ja produktet që nuk duhet t’i vendosni kurrë në lëkurë

By vizional

July 12, 2017

Për të pasur një lëkurë të butë e plot shkëlqim, femrat do të ishin të gatshme të vendosnin çdo gjë në fytyrë, por disa produkte janë të ndaluara rreptësisht nga dermatologët Ndonëse maskat natyrale janë një zgjidhje shumë e mirë kundër problemeve të ndryshme të lëkurës, shumë përbërës qofshin natyralë apo jo mund të irritojnë këtë të fundit. Ja çfarë është e ndaluar të vendosni në fytyrë

 

Skrabet gërryese

 

Në vend të skrabeve gërryese, do të ishte më mirë të përgatisnit një të tillë vetë në shtëpi me sheqer e vaj ulliri. Skrabet kozmetike mund të jenë shumë të ashpër për lëkurën tuaj duke jua lënë të acaruar e të skuqur.

 

Produkte me bazë alkooli

 

Përpara se të blini një produkt, sigurohuni të lexoni etiketat ! Shmangni përdorimin e produkteve me bazë alkooli, pasi ky i fundit ka tendencën të acarojë lëkurën duke jua tharë.

 

Krem hidratant me bazë kolagjeni

 

Kolagjeni prodhohet nën lëkurë dhe është e pamundur që lëkura ta përthithë përmes stresës së jashtme të lëkurës. Një krem hidratant me bazë kolagjeni do të ishte thjesht një investim i pavlerë sepse ju nuk do të përfitonit asgjë. Sfungjeri mund të largojë shtresat e vdekura të lëkurës, por në fytyrë ju nuk duhet ta përdorni kurrë pasi lëkura në këtë zonë është shumë e ndjeshme.