Lajme

Deri tani keni vepruar gabim; Rrathët poshtë syve mund të zhduken nga këto ushqime dhe produkte

By vizional

December 01, 2021

Nëse keni menduar se kafeina është një prej “armiqve” kur bëhet fjalë për lëkurën tuaj dhe sidomos rrathëve poshtë syve, dermatologët nuk mendojnë kështu.

Një trup dhe një pamje e shëndetshme ka të bëjë me konsumimin dhe kujdesin e ekuilibruar të të gjitha ushqimeve. Pra për të reduktuar problemet me fytyrën dhe sidomos me rrathët e zinj poshtë syve duhet të:

 

Keni kujdes me pijet:

 

Pijet me kafeinë në fakt nuk shkaktojnë humbje të lëngjeve dhe dehidrim. Megjithatë, ato mund të kenë një efekt të butë diuretik. Nëse keni frikë se kafeja mund t’ju dehidratojë dhe se ndikon në cilësinë e lëkurës rreth syve, nuk është ky problemi.Përveç kësaj, kafeina mund të tkurr enët e gjakut që rrethojnë zonën e syve duke reduktuar shfaqjen e ënjtjes dhe lodhjes. Mund ta aplikoni edhe në fytyrën tuaj.Megjithatë, pijet me kafeinë mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe pagjumësi te disa njerëz, prandaj kini kujdes me pirjen e më shumë se 4 filxhanëve kafe në ditë.

 

Sinuset:

 

Kini kujdes nëse keni rrufë gjatë gjithë kohës. Mbyllja kronike e sinuseve mund të shkaktojë që venat nën sy të mbushen me gjak me ngjyrë të errët. Si rezultat, venat mund të jenë të dukshme përmes lëkurës dhe të krijojnë rrathë të errët rreth syve. Ekspertët sugjerojnë që herë pas here të pastroni sinuset.

 

Përdorni retinol dhe niacinamide

 

Niacinamidi është një antioksidant që ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe hiperpigmentimit dhe qetëson lëkurën e skuqur. Shumë shpesh i shtohet produkteve me retinol për të dyfishuar efektin. Prandaj kushtojini vëmendje produkteve të kujdesit të lëkurës me këto elemente.

 

-Përdorni avokado

 

 

 

Mos e privoni trupin tuaj nga yndyrat natyrale. Ngrënia e gjërave si avokado, salmoni, djathi dhe produkte të tjera të qumështit mund t’ju ndihmojë të mbani membranat qelizore të shëndetshme të cilat do të mbajnë ujë dhe lëndë ushqyese të cilat bëjnë mirë për lëkurën tuaj.

 

-Mos përdorni produkte për lëkurën me aromë:

 

Rrathët e errët mund të shfaqen si rrjedhojë i acarimit të vazhdueshëm për shkak të astmës. Nëse mendoni se është kështu, një ekspert rekomandon përdorimin e një kremi me hidrokortizon 1% dy herë në ditë dhe shmangien e produkteve me aromë të kujdesit të lëkurës. Gjithashtu, mbani syze me dritë blu përpara ekraneve.