Derbi, masa të rrepta. TIRANA “blindon” supersfidën: S’lejohet dalja nga tribuna

Derbi, masa të rrepta. TIRANA “blindon” supersfidën: S’lejohet dalja nga tribuna

396
0

Tirana-Partizani është supersfida e kësaj jave në Kategorinë Superiore. Një ndeshje që do të ketë interesim maksimal nga tifozët dhe pritet të shiten të gjitha biletat.

Kompania që merret me sigurinë në stadium pak minuta më parë ka bërë të ditur të gjitha detajet dhe sendet që nuk lejohen në stadium. Sipas njoftimit, gjatë derbit përveç të tjerave nuk lejohet të dilet nga ambjentet e tribunave.

Njoftim i nga kompania sigurisë menaxheriale në stadium:

Për ndeshjen e rradhës dyert do të hapen në orën 17:00

Tifozët duhet te kenë parasysh pikat e mëposhtme.

Nuk lejohen:

– Banderola me përmbajtje partiale/Raciste/Ofuenduese.

– Mjete piroteknike shashka/flakadanë/fishekzjarre.

– Flamuj me shkop metali/vuvuzela.

– Fëmijët pa biletë dhe të pa shoqëruar (për arsye sigurie dhe mungesë të karrigeve të lira kryesisht Tribuna A.

– Çadrat , shishet e ujit me tapë, pije të ndryshme me kanaçe.

– Në pushim të ndeshjes nuk lejohet të dilet nga ambjentet e tribunave.