Deputetja prek me fjalët dedikuar nënës, pas humbjes së vëllait dhe motrës

 

Pas dy fatkeqësive në familjen e Blerina Gjylametit, deputetja ka gjetur fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen për nënën e saj e cila edhe pas dhimbjes së madhe, është një burim force dhe mbështetje për familjen.

 

‘Gëzuar ditën e nënës e shtrejnta ime! Mirësi, urtësi dhe sakrificë për të na rritur plot e përplot me dashuri. Buzëqeshje pafund dhe atëherë kur zemra të pikon vetëm që ne të shohim botën plot ngjyra. Je burim force dhe mbështetje në çdo çast vështirësie!’, ishte mesazhi i Blerinës i cili emocionoi shumë zemra. Nënat me mirësinë dhe dhembshurinë e tyre të pafund, arrijnë të gjejnë forcën për të mbështetur e për t’i buzëqeshur familjes edhe kur zemrat u pikojnë dhimbje.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *