Deputetja e opozitës së re humb nënën, dedikimi prekës: Prehu në paqe...

Deputetja e opozitës së re humb nënën, dedikimi prekës: Prehu në paqe e bukura ime, do më mungosh

356
0

Deputetja e opozitës së re e cila pranoi mandatin vitin e kaluar nga listat e LSI ka humbur nënën e saj. Në një postim në Instagram, Hoti i ka dedikuar një shkrim bashkë me një foto për nënën e saj të ndjerë.

 

Ajo thotë se ishte me fat që u rrit nga një nënë si ajo dhe se do i mungojë gjithë jetën.

 

POSTIMI I ELDA HOTIT

 

Pse m’do fort, se je nana ime.

Pse t’du fort, se jam vajza jote.

Këtë ma mësove që të vogël dhe e thonim bashkë gjithmonë.

Do të kujtoj gjithmonë, si bekimin me të madh në jetën time. Dashuria që më dhurove, duart e tua që më rritën dhe përkedhelën, më bënë kjo që jam sot. Paskëm qënë me fat, që u rrita nga një nënë fisnike si ti. Paskëm qënë me fat, që isha e preferuara jote dhe e babës. Paskëm qënë me fat që Zoti më dhuroj një nënë si ti, që ma mbushi shpirtin plot dashuri dhe mirësi. Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime.

Do më mungosh gjithë jetën nana ime!

Fas