Këshilltarët e LSI-së në Skrapar, të hënën, kanë dhënë sinjalet e para për t’u larguar drejt Partisë Socialiste, pasi votuan për kryetar të Këshillit Bashkiak socialistin Partizan Gorçe. Për këtë veprim, ka reaguar deputetja e LSI-së Silva Caka, e cila ka ‘kërcënuar’ homologun socialist, deputetin e zgjedhur në zonën e Skraparit, Adnor Shameti. Për deputeten Caka, ka qenë Shameti ai që ka kërcënuar këshilltarët e LSI-së që të votojnë kundërt orientimit të partisë së tyre. “Adnor, janë të rrallë Skraparlinjtë si ty, që ndërrojnë sipas erës së pushtetit dhe interesave personale vetjake. Ata që ke thirrur dhe kërcënuar sot, nuk janë studentët e Justinianit. Bëj kujdes Adnor! Skraparlinjtë të çojnë shumë shpejt andej nga ke ardhur! Edhe diçka: Numri i amzës 486 të thotë gjë? Nëse jo, pyet Partizanin”, – ka qenë komenti i cakës në Facebook.