Deputetja e Durrësit nuk mban dot lotët në Kuvend: Qyteti ka nevojë...

Deputetja e Durrësit nuk mban dot lotët në Kuvend: Qyteti ka nevojë për dashuri

340
0

 

Deputetja e opozitës së re, Eldira Hyseni teksa ka folur në Kuvend mbi pasojat e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, nuk ka mbajtur dot lotët.

 

Nën kostumin e një zyrtareje, ajo është shprehur se para së gjithash është nënë dhe prind, e në atë ditë të zezë, në 4 të mëngjesit nuk kishte ndasi politike.

 

‘Isha përgatitur të flisja për buxhetin por jemi në një situatë ndryshe nga çfarë kemi qenë. Durrësi, Thumana dhe vendet përreth. Unë jam prind, jam nënë dhe në këtë situatë patëm emergjencën të kujdeseshim për jetën. Në katër të mëngjesit nuk kishte ndarje politike. Njerëzit kanë humbur shumë në të gjitha drejtimet dhe sot Durrësi ka nevojë të rigjejë besimin.

 

Durrësi ka nevojë për një shtet për një qeveri që do t’i përgjigjet. Durrësi ka nevojë për dashuri. Unë nuk dua të besoj që do preken ato lekë për personat e prekur nga tërmeti. Durrësi ka nevojë edhe për të gjetur drejtësi por prioritet është rikthimi në normalitet.

 

Shkollat në Durrës janë të dëmtuara. Prindërit kanë frikë të rikthejnë fëmijët në shkollë. Kanë rënë pallate që janë ndërtuar në 10-vjeçarin e fundit. Kemi nevojë të besojmë tek qeveria’, tha deputetja.