Deputetja Çupi-Ramës: Ambasadorët, para 4 vitesh nuk le gurë pa lëvizur për...

Deputetja Çupi-Ramës: Ambasadorët, para 4 vitesh nuk le gurë pa lëvizur për ti emëruar në postet që kanë

438
0

 

Deputetja demokrate e qarkut të Dibrës, Dhurata Çupi ka reaguar ndaj deklaratës dhe qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për ambasadorët e vendit tonë nëpër botë. “Pasi dështoi në katër vitet e para të qeverisë e pasi nuk tha asnjë fjalë në fushatë për këtë veçse për “tepsinë” me aleatin e tij, tashmë Edi Rama ka nisur e flet për probleme e keqqeverisje apo keqmenaxhim të punëve në krye të te cilave ishte vetë. Që pas “fitores” sè zgjedhjeve të 25 qershorit Kryeministri i rehatuar tashmë në karrigen e tij dhe një herë, nuk len drejtues apo strukturë të shtetit pa sharë, madje duke kërkuar shkarkim kolektiv si në kohen e regjimit komunist. E mendon veten të relaksuar dhe fyen pa te keq administraten shtetërore dhe cdo drejtues a thua se ishte në hënë katër vitet e shkuara. Sërish këtë e bëri sot me diplomatët shqiptar. Foli për punën e tyre të dobët por harroi gafat e shumta diplomatike të tij personale. Por diplomatët duhet ta kenë kuptuar para se të jene pjesë e takimit që jo vetëm nuk bënë asgjë në 4 vite por gabimi më i madh i tyre ishte se nuk arrinin të mbronin performancën alla adidas të Shefit të tyre nëpër Botë”-përfundon reagimin e saj në rrjetin social FB, deputetja Dhurata Çupi.