Deputeti socialist i kujton gjimnazin Rudinës: Ke qenë vajza simbol e ‘Qemal Stafës’. Moderatorja: Seriozisht? (VIDEO)

Socialisti Ervin Bushati gjatë një lidhje direkte që ka bërë pasditen e sotme në emisionin e Rudina Magjistarit, i ka kujtuar kësaj të fundit kohën e gjimnazit.

 

“Ke qenë një vajzë simbol dhe vazhdon e je vajza simbol e “Qemal Stafës”, i tha Bushati moderatores, e cila në fakt nuk e mbante mend deputetin por u emocionuar shumë. “Ua, ky detaj më paska shpëtuar dhe më vjen shumë inat. Ndoshta duhet t’u rikthehem fotove të Gjimnazit, se aty duhet të jemi diku. Detaj i bukur ky, më pëlqen”, u shpreh Rudina.

 

Më poshtë biseda  – video:

 

Ervin Bushati: Në gjimnaz kemi qenë bashkë dhe të mbaj mend shume mirë tek “Qemal Stafa”.

 

Rudina: Seriozisht?

 

Ervin Bushati: Ke qenë një vajzë simbol dhe vazhdon e je vajza simbol e “Qemal Stafës”. Po kemi qenë o me një vit, o me dy vite diferencë bashkë, kështu që të mbaj mend shumë mirë.

 

Rudina: Ua, ky detaj më paska shpëtuar dhe më vjen shumë inat. Ndoshta duhet t’u rikthehem fotove të Gjimnazit, se aty duhet të jemi diku. Detaj i bukur ky, më pëlqen. Ervin është hera e parë që komunikojmë sëbashku se ndoshta do ta kisha mësuar më herët këtë detaj.

 

Ervin Bushati: Po, po.

 

Rudina: Të falenderoj që e mban mend këtë kujtim. Ja si vjen jeta, e ke menduar që do të bëheshe deputet, do të merreshe një ditë me politikë?

 

Ervin Bushati: Rudina, ti mbahesh mend dhe ke për t’u mbajtur mend gjithmonë.

 

Rudina: Sepse unë në atë kohë kisha filluar të merresha me televizion dhe është shumë normale që dikush që del në TV, një ekran që ishte atëherë, vetëm një kanal, binte shumë në sy.

Ervin Bushati: Po

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *