Deputeti rus kërcënon haptas Kosovën: E di se çfarë ka bërë Thaçi,...

Deputeti rus kërcënon haptas Kosovën: E di se çfarë ka bërë Thaçi, NATO mori një pozicion proshqiptar

428
0

Përfaqësuesi i Komitetit për mbrojtje të Dumës ruse, Viktor Zavarzin, duke folur në Kuvendin e Serbisë për çështjen e Kosovës, për mediat serbe ka rikujtuar intervenimin e NATO-s më 1999 dhe bisedimet që Rusia atëbotë i kishte zhvilluar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ne rusët do ta mbrojmë Kosovën, por po e presim miratimin tuaj. Ne në të gjitha fushat e mohojmë Kosovën e pavarur. Ekziston rezoluta 1244. Vetëm ju mobilizohuni, e ne do t’ju përkrahim”, ka porositur Zavarzin. Ai kishte thënë se NATO-ja do t’i godaste objektet civile, duke shtuar se pas fillimit të “agresionit” ka parë vetëm bombardim të objekteve civile, të trenave më udhetarë, fabrikave dhe aeroportit të Sllatinës në Prishtinë. Deputeti rus rikujtoi se si serbët e Kosovës i kishin pritur ushtarët rusë. “Rusia, e cila në atë kohë nuk ka qenë shumë e fortë, ka bërë gjithçka që ka mundur”, ka shtuar Zavarzin. Ai tha se fushata ajrore e NATO-s ka qenë agresion. “Do të vijë koha kur edhe NATO do të japë përgjegjësi. Veçanërisht për faktin se nuk ka pasur miratim të Kombeve të Bashkuara, me ç’rast është shkelur e drejt ndërkombëtare. Si rrjedhojë, e patëm skenarin e revolucionit me ngjyra”, u shpreh Zavarzin. Ai ka shtuar se Moska zyrtar kurrë nuk e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës. “E njoh Thaçin dhe e di se çfarë ka bërë ai. KFOR-i ka marrë një pozicion të njëanshëm pro-shqiptar. Tregti me armë, narkotikë – gjithçka ka pasur, NATO ka mbyllur sytë,” deklaroi Zavarzin. Duke kujtuar vitet e nëntëdhjeta, Zavarzin tha se serbët duhet të jenë krenarë më ushtarët e tyre të asaj kohe.