Deputeti refuzon pjesëmarrjen në Kuvend: Ka pleq dhe të sëmurë aty

Deputeti Andi Permeti ka refuzuar publikisht të jetë i pranishëm në seancën e 16 prillit. Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në Facebook, deputeti Andi Përmeti shkruan se kjo seancë do jetë grumbullimi më i madh që prej shfaqjes së virusit e për këtë arsye përbën një rrezikshmëri të madhe për infektim.

Ne nje salle relativisht jo shume te madhe, pa dritare, vetem me ajer te kondicionuar do mbidhen rreth 150 persona. Grumbullimi me i madh qe prej shfaqes se virusit. Disa prej tyre kane kaluar moshen 65 vjec, disa kane kaluar edhe moshen 70 vjec. Disa prej tyre kane semundje kronike, disa prej tyre kane qene ne aktivitet te plote keto dite ne zonat e tyre dhe madje ka ndonje qe edhe ka bere disa mbledhje me grupe njerezish. Rreziku i te qenit dikush mbartes pa e ditur dhe me pas trasmetimi ne nje ambient me 150 persona shumica e te cileve do te shperndahen me pas ne zonat e tyre ne gjithe Shqiperine do te rrezikonte nje shperthim te ri te virusit. Personat qe do jene ne ate salle do takojne familjaret. Dikush do shkoje ne market, dikush ne farmaci. Rreziku i perhapjes se Covid-19 te persona qe jetojne ne cdo qytet te Shqiperise rrjedhimisht sjell rrezikun e perhapjes me pas te virusit ne gjithe Shqiperine. Zgjidhja do ishte zhvillimi i seances online”, shkruan ai.

Por një tjetër arsye që deputeti refuzon të jetë i pranishëm në sallë është edhe fakti që sipas tij i është mohuar e drejta e fjalës nga kryeministri.

Fjala sot mu ndalua nga Edi Rama. Me email zyrtar kuvendi njofton qe 17 deputetë të pavarur kanë 5 minuta kohë për të folur. Në varësi të regjistrimeve të folësve diku ndërmjet 18 sekonda-37 sekonda për të folur. Një tallje me fjalën e lirë”, shkruan deputeti Përmeti.

 

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *