Deputeti ofendon familjen e Metës, Ruçi i “tërheq veshin”

Deputeti ofendon familjen e Metës, Ruçi i “tërheq veshin”

330
0

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Halit Valteri gjatë fjalës së tij në Kuvend përmendi edhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin dhe vajzën e saj dhe të Presidentit Ilir Meta, Era e cila shoqëron kreun e shtetit si Zonja e Parë.

Valteri tha se “kemi një Zonjë të Parë vajzën e vogël që ende nuk ka hequr ende bebelinat”.

Në fund të fjalës se tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se është e padrejtë që të sulmosh familjen e presidentit.