Deputeti i opozitës së re: Politikanët kanë qarë me lot krokodili emigrantët!

Deputeti i opozitës së re: Politikanët kanë qarë me lot krokodili emigrantët!

315
0

Deputeti i opozitës se re në Parlament Myslim Murrizi thotë se politikanët në Shqipëri merren vesh më mirë sesa Kodi i Ndraghetas. Në fjalën e tij në Parlament, Murrizi tha se palët kryesore politike shqiptare ndajnë bashkë vilat dhe pasuritë, ndërsa tha se kanë qarë me lot korokodili emigrantët.

 

“Askush nuk do e mendonte se Shqipëria do priste azilantë politikë nga vende të botës së tretë, që nuk aspirojnë shumë për të qëndruar në vend, por është azil trampolinë, për të kaluar nëpërmjet ‘ustallarëve’ për të kaluar në vendet e BE-së. Shqipëria ka pasur të njëjtin fat me azilantët sirianë, teksa më 1991, mijëra shqiptarë ikën drejt shteteve europiane.

 

Kishim eksod biblik për ne edhe më 1997. Politikanët kanë qarë me lot krokodili. Merreni vesh më mirë se Kodi i Ndraghetas përtej detit. Edhe kodin zgjedhor e bëtë bashkë, edhe 5 qershorin e trumpetoni sikur është arritje e shenjtë e zbritur nga qielli, një gjellë qensh e gatuar nga ju sëbashku. Edhe vjedhjen e votës e keni instrumentuar bashkë, edhe  tjetërsimin e votave nga partitë e vogla te partitë e mëdha e keni bashkë, edhe vilat i keni bashkë, edhe në fshatra turistikë jeni bashkë, me gjithë maskarallëkun që iu keni bërë shqiptarëve”, tha Murrizi.