Deputetët rikthehen në Kuvend, ja temat që do të diskutohen

Deputetët rikthehen në Kuvend, ja temat që do të diskutohen

313
0

Deputetët do të rikthehen sot në seancë plenare pas dy javësh pushim. Seanca e Kuvendit do të nisë në orën 10:00.

Janë projektuar të miratohen nga deputetët dy projektligje dhe dy projektvendime.

Ndërkohë që në rendin e ditës është përfshirë edhe dekreti i presidentit Ilir Meta për të rikthyer në Kuvend ligjin “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”.

Edhe seanca e sotme pritet të dominohet nga diskutimet e deputetëve kryesisht mbi krizën politike dhe përplasjet e mazhorancës me presidentin Meta.