Dënohet për shpifje ndaj Tahirit, Paloka: Gjykata vendosi nën presionin e Ramës

Dënohet për shpifje ndaj Tahirit, Paloka: Gjykata vendosi nën presionin e Ramës

136
0

 

Edi Paloka, kryetari i Grupit parlamentar të PD-së është dënuar sot me 500 mijë lekë gjobë nga Gjykata e Lartë për akuzën e shpifjes ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Paloka e ka akuzuar Tahirit si autor të kanabizimit të Shqipërisë. Pas vendimit, Paloka ka reaguar duke e konsideruar vendimin e gjykatës të ndikuar nga kryeministri Edi Rama: “Në një kohë që gjithë opinioni publik, – tha Paloka, –  shqiptar dhe ndërkombëtar, tregojnë me gisht qeverinë “Rama” dhe drejtpërdrejt Saimir Tahirit si autor të kanabizimit të Shqipërisë dhe lidhjeve me krimin, kur edhe Fatmir Xhafaj, ministri që zëvendësoi Tahirin e drejtoi gisht te Saimir Tahiri, Gjykata e Lartë – e vënë në presion nga bosi i Tahirit – merr vendime të tilla. Kjo është arsyeja pse ne nuk lejojmë dhe nuk do të lejojmë që drejtësia të mbetet në duart e Ramës dhe kujtdo pushtetari tjetër. Shkëputja e lidhjeve të qeverisë me krimin janë një nga arsyet madhore pse ne protestuan dhe realizuam qeverinë teknike. Fitorja e PD në 25 qershor do të jetë mbyllja e historisë së republikës së vjetër dhe fillimi i asaj që pret çdo shqiptar, republika e re.”

loading...