Lajme

Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg ish-ministri Spiro Ksera

By Vizion

September 15, 2016

Ish-ministri i Punës, Spiro Ksera është dënuar me 1 vit  e 8 muaj burg. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Tiranës rreth orës 11:30.

Kresa së bashku me disa zyrtarë të tjerë të ministrisë që drejtonte, akuzohet për abuzime me tenderat e shpërdorim detyre.

Në dënim gjykata gjithashtu është shprehur se Ksera nuk do të ketë të drejtë për 5 vite rresht që të mbajë detyra në administratën shtetërore.

Me 10 muaj burg është dënuar ish-zyrtari Artevis Mene, ndërsa dy ish-zyrtaret e tjera, Elda Kozaj dhe Elisabeta Pregbibaj u dënuan me 2 vite shërbim prove.