Dënimi i Salianjit, zbardhet vendimi i Gjykatës për ish-deputetin: Bëri kallëzim të...

Dënimi i Salianjit, zbardhet vendimi i Gjykatës për ish-deputetin: Bëri kallëzim të rremë jashtë fushës politike

406
0

Gjykata Penale ka zbárdhur vendimin ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianjin, i cili u dënua me 1 vit burg pasi u shpall fajtor për “kallëzim të rremë”.

 

Në vendimin e Gjykatës thuhet se Salianji u përfshi në kallëzim të rremë për interesa politike të tij dhe të PD-së duke e stistur të gjithën për ta publikuar më pas në media, ku pretendohej se Albert Veliu i njohur si Babalja fliste në telefon me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, Agronin.

 

Biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjistruar në janar 2018 në një mjet përgjimi stilolaps të cilin Albert Veliua ia ka dorëzuar Ervin Salianjit, ndërsa të dy bashkë janë takuar që një vit më parë.

 

“Fredi Alizoti stimuloi zërin e Agron, Geron Xhafës në janar 2018. Mes të pandehurve Veliu, Alizoti, Salianji, Jetmir Olldashi ka komunikime të shpeshta para e pas veprës penale. Pas publikimit të audio- përgjimit ka biseda kompromentuese. Salianji realizoi takimin e Babales me gazetarin Olldashi. Në tetor 2017 Albert Veliu ka takuar Ervin Salianjin. Nga tabulatet rezulton se zërin e Agron Xhafës e bëri Alizoti. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër komunikimet e tyre të shpeshta veç përfshirjes në audiopërgjim pasi nuk kanë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.  Kjo veprimtari e kallëzimit të rremë nuk mund të konsiderohet e kryer brenda fushës së ushtrimit të funksionit politik të deputetit apo ushtrimit të lirisë së shprehjes,”-shkruhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës.

 

 

Disa ditë më parë Gjykata Penale ka dënuar me 1 vit bûrg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin janë dënuar edhe të personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje.

 

Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite bûrg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj bûrg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj bûrg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet. Menjëherë pas dhënies së vendimit, ish-deputeti e ka cilësuar gjyqin e tij si politik duke u shprehur se do ta apelonte vendimin.