Aktualitet

Dëmtohet fideri i nënstacionit elektrik, pa drita disa zona në Tiranë

By vizionc

January 16, 2020

 

Disa zona në Tiranë kanë mbetur pa drita, ndërsa shkak është bërë një defekt.

Përmes një njoftimi të OSHEE-së, mësohet se për shkak të dëmtimit të fiderit të 20kV, nenstacioni Traktora, nga një subjekt që punon për Unazën e re në Shkozë, kanë mbetur pa energji elektrike disa zona, konkretisht; rreth Xhamisë “Xhura”, “Artistike”, Poliklinika 10, etj.

 

Aktualisht brigadat e OSSH janë duke punuar për riparimin e dëmit.