Demiraj: Rritja e kontrollit kufitar kundër trafikimit të drogës, prioritet madhor i...

Demiraj: Rritja e kontrollit kufitar kundër trafikimit të drogës, prioritet madhor i qeverisë

374
0

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj zhvilloi një takim në drejtorinë vendore të Policisë në Qarkun Vlorë, ku falënderoi drejtuesit dhe efektivët e policisë për dy operacionet e fundit të kapjes së tonelatave kanabis. Në njoftimin e ministrisë se Brendshme thuhet se “Operacionet e policisë në qarkun Vlorë do të thellohen deri në pastrimin e plotë të sasive të mëdha të kanabisit të grumbulluara në dy vitet e fundit dhe kapjen e kokave të narkotrafikut” Ministri Demiraj inspektoi repartin elitë të policisë shqiptare “Delta Forcë”, efektivët e të cilit janë të angazhuar ditë për ditë në goditjen e trafiqeve të paligjshme në vijën bregdetare. “Rritja e kontrollit kufitar dhe bregdetit kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe gjithë trafiqeve të paligjshme është prioritet madhor i qeverisë shqiptare”, tha ai. Ministri Demiraj ka zbritur në terren prej ditësh për të koordinuar përpjekjet e qeverisë dhe strukturave ligjzbatuese për kontrollin e territorit, hapësirës ajrore dhe vijës bregdetare me qëllim.