Dëmet që shkakton përdorimi i freskueses për shëndetin

Dëmet që shkakton përdorimi i freskueses për shëndetin

381
0

Freskuesja është një pajisje shpëtimtare për ata që nuk kanë mundësi të përballojnë një kondicioner. Kjo pajisje supozohet të na sjellë freskinë e nevojshme për të duruar vapën përvëluese të këtyre ditëve. Megjithatë, ekspertët thonë se freskueset mund të rrisin rrezikun e drobitjes nga vapa. Nëse temperatura e jashtme rritet mbi 35 gradë, freskuesja nxit rritjen e temperaturës së trupit, thonë studiuesit. Sipas tyre, frekuesja në të vërtetë fryn ajrin që është më i ngrohtë se trupi. Ata e krahasojnë freskuesen me ventilatorin e sobës që përshpejton pjekjen e një ushqimi të caktuar. Freskuesja elektrike më e rrezikshme në mot të nxehtë e të thatëNjë studim tjetër të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se freskuesja është veçanërisht e rrezikshme për shëndetin në klimë të nxehtë dhe të thatë.

Megjithatë, përdorimi i saj ndihmon në uljen e temperaturës bazë të trupit dhe mbron zemrën kur klima është e nxehtë por e lagësht.

 

Njerëzimi do të preket nga goditje të nxehta të klimës

 

Valët e nxehtësisë, thonë ekspertët, do të jenë më të shpeshta dhe më të ashpra si pasojë e ngrohjes globale. Vetëm në vitin 2003, u regjistruan mbi 30,000 viktima si pasojë e të nxehtit, ndërsa në  vitin 2010, vetëm në Moskë u regjistruan mbi 11,000 viktima. Shumë studime mbi përdorimin e freskueses dhe ndikimit të saj në shëndet sugjerojnë se kjo pajisje rrit rrezikun e vdekjes gjatë motit përvëlues. Kjo për vetë faktin se freskuesja nuk të freskon.

 

Ajo thjesht qarkullon ajrin i cili është i të njëjtës temperaturë si ajo e ambientit. Freskuesja përshpejton avullimin e djersës që do të thotë se shkakton humbjen e madhe të lëngjeve nga trupi.

 

Nëse njeriu djersin shumë dhe nuk zëvendëson lëngjet e humbura, do të dehidratohet më shpejt.

 

Kësisoj ai do të jetë më i drobitur nga vapa dhe problemet që shkakton ajo tek organet.