Dëm mbi 1 mln dollarë, pranga biznesmenit, ‘arrest shtëpie’ për 3 punonjëset...

Dëm mbi 1 mln dollarë, pranga biznesmenit, ‘arrest shtëpie’ për 3 punonjëset e kompanisë në Tiranë (DETAJE nga skema e mashtrimit)

484
0

Drejtoria e Hetimit Tatimor zbulon një skemë mashtrimi.  Mësohet se dëmi shkon mbi 1 milion dollarë. Drejtoria e Tatimeve bën me dije se mashtrimi është për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Tatimet informojnë se në skemë janë përfshirë disa subjekete tregtare dhe janë arrestuar katër persona, mes tyre 3 gra. Janë ekzekutuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, masat e sigurisë si më poshtë:

Masa e sigurimit arrest me burg për shtetasin Gj. F. 43 vjeç, administrator i subjektit “KRISTIRINA” sh.p.k.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen H. M., 50 vjeçe me detyrë kontabiliste.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen T. K., 53 vjeçe me detyrë agjente doganore.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen E. B., 32 vjeçe me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k.

Ndaj këtyre shtetasve rëndon akuza për veprat penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave” të kryera në bashkëpunim.

Strukturat Hetimore, kanë krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e ndërtimit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet.