HI TECH

Del në treg telefoni me kamerën më të fuqishme në botë, ja çmimi (Fotot)

By vizional

November 07, 2019

Në qoftë se një markë e njohur kineze si Huawei po gjen disa vështirësi në Perëndim pas “luftës” me administratën Trump, një tjetër është gati ta zëvendësoi në preferencat e publikut europian.

 

Bëhet fjalë për Xiaomi, e cila ka tashmë rreth 10% të tregut europian të celularëve. Falë çmimeve të ulta, por edhe teknologjisë gjithmonë më shumë të avancuar.

 

Dhe këtë qasje Xiaomi e tregoi edhe në prezantimin e modelit të fundit në Madrid, ku prezantoi Mi Note 10. Risia më e madhe e modelit tëri është padyshim sistemi me 5 kamera, ku kryesorja arrin një performancë të padëgjuar më parë falë 108 megapixel, që mundëson fotografi cilësore edhe po të printohen me dimensione 4×2 metra.

 

Katër kamerat e tjera i shtohen “përbindëshit” kryesorë për 148 megapixel që e shndërrojnë Mi Note 10 në një aparat pothuajse profesional, të cilit i shtohen videot në formatin 4k, ekrani 6.47 inç dhe një bateri 5230 mAh që mundëson një karikim të baterisë në30 minuta.

 

Çmimi? Ai është një tjetër pikë e fortë, 600 euro që me performancën e Xiaomi Mi Note 10 duket i justifikuar.