Galeria

Del në ballkon të pijë kafen e mëngjesit, por shqiptari shokohet nga pamja e komshiut përballë

By Vizion

September 23, 2016

Në qytetin e Shkupit, pikërisht në lagjen “Xhon Kennedi”, një shqiptar i Maqedonisë është përballur me një pamje aspak tërheqëse ndërkohë që po shijonte kafen e mëngjesit në ballkonin e apartamentit të tij.

Komshiu përballë duket se ka filluar të punojë që në mëngjes në shtëpinë e tij, por ka harruar të vishet dhe del krejtësisht lakuriq nën syrin e të gjithëve në lagje. Denoncuesi pranë “Jetaoshqef” u shpreh mjaft i shqetësuar, pasi këtë pamje mund ta shihnin edhe fëmijët e tij.

“Mirëmëngjes Jetaoshqef, më vjen keq që po ju dërgoj këtë pamje në mëngjes, por edhe vetë u shokova kur e pashë. Si mund të dalë njeriu ashtu pa të keq në dritare. Këtë pamje mund ta shihnin edhe fëmijët e mi të vegjël, çfarë do t’i thoja kur të më pyesnin? Theksoj është te lagjia “Xon Kennedi”, në Shkup.”

Gjithashtu denoncuesi raportoi se lagjja ishte e banuar më së shumti nga shqiptar, por nuk mungonin edhe maqedonasit, prandaj ngelet e paqartë nëse personi që jep “shfaqje” nga dritarja e shtëpisë së tij është shqiptar apo maqedonas.