Del FOTO-ja, ky është 63-vjeçari që u qëllua me armë zjarri tek...

Del FOTO-ja, ky është 63-vjeçari që u qëllua me armë zjarri tek zona e “Liqenit të Thatë” në Tiranë (EMRI)

329
0

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e së martës në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një makine tip “Benz”. Sipas burimeve të “Fax News” ngjarja ka ndodhur tek nënkalimi i Liqenit të Thatë (rruga kur shkon për tek pedonalia e liqenit), dyshohet se  një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë.

Automjeti që është qëlluar po drejtohej nga shtetasi Lulezim Masha, 63 vjeç  (administrator i shkollës private “Willson”), i cili udhëtonte i vetëm.