Deklaratat shokuese në Turqi, vajzat mund të martohen 9 vjeçe dhe djemtë...

Deklaratat shokuese në Turqi, vajzat mund të martohen 9 vjeçe dhe djemtë 12

421
0

Një dokument fetar në lidhje me martesat e fëmijëve në Turqi ka shkaktuar polemika dhe reagime të ashpra në të gjithë vendin. Partia kryesore opozitare në Turqi ka bërë thirrje për një hetim parlamentar, pasi drejtoria e çështjeve fetare deklaroi se sipas ligjit islam, vajzat e reja deri në moshën nëntë vjeç dhe djemtë 12 vjeç kanë të drejtën për tu martuar. Deklaratat e kësaj drejtorie, të cilat u postuan online përmes internetit shkaktuan zemërim dhe revolta në mediat sociale. Diyanet është drejtoria për çështjet fetare edhe organi shtetëror i cili administron institucionet fetare dhe arsimin. Në po të njëjtën faqe online të Diyanet thuhet se “kushdo që ka arritur moshën e adoleshencës ka të drejtën të martohet”. Tridhjetë deputetë të opozitës kryesore në vend, të Partisë Republikane Popullore i bënë thirrje urgjente qeverisë që të nisë një hetim të menjëhershëm mbi martesën e fëmijëve. Nga ana tjetër drejtoria këmbënguli se deklarata për martesat e fëmijëve, nuk ishte gjë tjetër veçse një ndër pikat që përmban ligji islam. Mosha e lejueshme për martesat në Turqi është deri në 18 vjeç, megjithatë praktika e dasmave të të miturve nëpër ceremonitë fetare është tejet e përhapur në disa zona. Ligji turk lejon gjithashtu që personat e moshës 17 vjeç mund të martohen me pëlqimin e prindërve ose kujdestarëve, ndërsa martesa e 16-vjeçarëve që mund të ndodhë në rrethana të jashtëzakonshme mund të bëhet vetëm me miratimin e gjykatës.