Deklarata e Ramës, Sulçebe: Nuk duhet të ketë ndasi në vaksinim, e...

Deklarata e Ramës, Sulçebe: Nuk duhet të ketë ndasi në vaksinim, e drejta e imunizimit është e barabartë për të gjithë

297
0

Imunologu Genc Sulçebe ka folur së fundmi për situtën e pandemisë së covid në vend, teksa është ndalur tek imuniteti dhe vaksinimi ndaj këtij virusi. Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Rama për vaksinimin e personave të cilët kanë një rëndësi të veçantë në Shqipëri, ku është shprehur se vaksinimi duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Ju e keni kaluar Covid-19 dhe janë bërë 6 muaj që nga momenti që e keni kaluar. Procesit të vaksinës i jeni nënshtruar, do t’i nënshtroheni? Tani ju duhet të keni parsysh një gjë, nuk duhet të nisemi nga niveli i antitrupave për të gjykuar për imunitetin sepse ato janë vetëm një tregues sipërfaqësor i imunitetit. Imuniteti është më kompleks. Përfshin shumë qeliza, shumë faktorë të tjerë. Ne mund të mos kemi fare antitrupa dhe të kemi imunitet. Ose mund të kemi nivel shumë të lartë të antitrupave dhe mos kemi imunitet. Limfocidet duan ekzaminim akoma më të thellë për t’u studiuar. Unë kam besim tek imuniteti specifik që ne kalojmë pas infeksioni dhe deri tani ka të dhëna që ky imunitet është afatgjatë mbi një vit, më shumë nuk mund të themi. Si e cilësuat deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se fillimisht duhet të vaksinohen personat të cilët kanë një rëndësi të veçantë në Shqipëri? Pse dikush që është i famshëm, që ka një kontribut të caktuar për të cilin duhet vlerësuar ndoshta në momente të tjera, ka të drejtë që të mbrohet nga virusi para dikujt tjetër që nuk e ka patur atë fat? Tani, ndoshta ky është një opinion i kryeministrit për të ndihmuar disa personalitete të cilët do t’i mbrojë në mënyrë të veçantë. Por mendimi im është që nuk duhet të kemi ndryshime apo privilegje në imunizim. Pra të gjithë duhet të imunizohen në mënyrë të barabartë pa asnjë ndryshim posti qeveritar apo të kaluara etj etj. Të gjithë jemi njëlloj dhe e drejta e jetës është e barabartë.